I moshuari bie nga shkallët e Lungomares dhe mbytet në det

Një i moshuar ka gjetur vdekjen në det, pranë Lungomares, ndërsa është pikasur nga kalimtarët dhe pushuesit që gjendeshin në atë zonë. Viktima është shtetasi L.H 76 vjeç. Mendohet se shkak i vdekjes ka qenë fakti që personi të ketë rrëshkitur nga shkallët e Lungomares duke u rrëzuar në det dhe më pas është mbytur. Mësohet se viktima kishte një plagë në kokë,që ka ardhur si pasojë e përplasjes. Në vendngjarje ka mbërritur edhe policia dhe ekspertiza e cila ka nisur hetimet për ngjarjen. Zona ku është gjetur trupi i pajetë nuk është e frekuentueshme për plazh, ndërsa mendohet se shkaku kryesor ka qënë goditja që ka marrë në kokë si pasojë e rrëshqitjes, duke bërë që më pas të mbytet në det. Gjithësesi do të jenë hetimet ato që do të përcaktojnë shkaqet e plota të ngjarjes.

Artikulli paraprakDESHTON MBLEDHJA E KESHILLIT TE BASHKISE SHKODER,MUNGOJNE KESHILLTARET
Artikulli tjetërSHKOJNE PER TE GRABITUR, VRASIN BIZNESMENIN DHE I THYEJNË KRAHËT FËMIJËS