Shkojne per te grabitu,r vrasin biznesmenin dhe i thyejnë krahët fëmijës

 

Një bandë shqiptarësh dyshohet se fshihet pas krimit makabër të ndodhur në qytezën Boadilla del Monte, në qendër të Spanjës. Natën mes së hënës dhe të martës, katër persona të maskuar mësynë në një shtëpi luksoze, sipas hetimeve për të grabitur, dhe vranë pronarin, një biznesmen me origjinë kineze 40 vjeç dhe plagosën fëmijën e tij, 14-vjeç. Vogëlushit i janë thyer të dy krahët. Shtëpia me vlerë rreth 2 milionë euro në rrugën “Clavel 26” ishte me sistem alarmi (por i pa aktivizuar). Keqbërësit arritën të futeshin brenda. Në banesë ndodhej biznesmeni, e shoqja, dy fëmijët dhe punëtorja e pastrimit. Të gjithë me origjinë kineze. Kur policia mbërriti në vendngjarje, tragjedia kishte ndodhur dhe autorët kishin arritur t’ia mbathnin.

Artikulli paraprakI MOSHUARI BIE NGA SHKALLËT E LUNGOMARES DHE MBYTET NË DET
Artikulli tjetërGJYKATA SHPËTON REZERVËN NATYRORE TË AMAZONËS