Hiqmet Ramadani, i moshuari që ka rënë pre e grabitjes ditën e sotme në Memaliaj mëngjesin e sotëm ka rrëfyer momentin e tmerrit ku dy persona i kanë hyrë në shtëpi dhe e kanë lidhur në fyt me kabullin e dyshekut të korentit.

“Shqyen derën dhe hynë brenda. Unë isha këtu, plaka ishte andej matanë. Dhe erdhi personi këtu. Njëri shkoi nga plaka dhe i lidhi buzën. I thoja ik, nga ke qenë, pastaj e pashë që nuk ishte ai. Mu hodh për grykë dhe më kapi nga gryka. E qëllova me shkelm në bark, më tha mua të bëfsha atë dhe këtë. U bënë dy, mua më lidhën kokë e këmbë. Më lidhën dhe gojën.

Morën një kabull të dyshekut me korrent dhe ma lidhën për gryke për të më mbytur.
Pasi më vunë poshtë, morën valixhet këtu. E hapën valixhen. Ishin dy persona. Me lidhën këmbë, duar gojë. Unë po kundërshtoja, ato më lidhën.

Më thanë do të vrasim, mos bëj zhurmë, kobure nuk u pashë. Kisha 12 milionë lekë. Ra zilja dhe i bie të vëllait. Unë mezi u zgjidha vetë. Ika të vëllai që e kam 400-500 metra dhe i thashë hajde se më vranë. Lajmërova policinë erdhi këtu.

U thashë, më erdhën dy veta për të më marrë lekët dhe ika pastaj. Më dhanë dy shkelma, më kanë gjuajtur dhe në nofull. Dorën ma kanë nxirë”, tregon Ramadani.

Artikulli paraprakPOLITIKANIA GJERMANE: TURKU U RRËMBYE, DUHET HETIM I PAVARUR
Artikulli tjetërSTATUJA E ZLATAN IBRAHIMOVIC SHEMBET NË TOKË, HULIGANËT I SULMOJNË DHE SHTËPINË