I riu që tentoi të përdhunonte 22-vjeçaren, jetë nate në Tiranë me makina luksoze

Ndërsa shoku i tij Henri Talo ishte akuzuar edhe më herët për rrëmbimin e një vajze dhe ishte dënuar me 3 vjet burg, 26-vjeçari tjetër Armonel Bruka nuk rezulton të ketë kryer ndonjë vepër penale, përveç tentativës së mbrëmshme për të përdhunuar një 22-vjeçare me banim në Tiranë, pasi e kishin njohur në një pub.Media ka mësuar se 26-vjeçari njihet për jetën e tij luksoze. Ai është frekuentues i rregullt i clubeve të natës, ndërsa pëlqen makinat luksoze, gjithmonë duke iu referuar postimeve që bën nëpër rrjetet sociale. Këtë jetë me shumë mundësi ia lejon biznesi familjar që ka në qytetin e Laçit, një servis makinash, para së cilit janë parkuar markat më të shtrenjta. Sipas burimeve nga policia , dy të rinjtë Armonel Bruka 26 vjeç dhe Henri Talo 25 vjeç si dhe vajza me iniciale F.L., janë takuar fillimisht gjatë natës së Krishtlindjeve tek një club nate shumë i njohur në Tiranë. Dy laçianët, pasi e takuan e ftuan për të pirë një gotë, ndërsa pasi kanë dalë nga club-i, mësohet ta kenë futur në makinë me forcë dhe kanë tentuar ta përdhunojnë. Mes thirrjeve të dëshpëruar dhe lotëve vajza iu është lutur ta lënë të lirë. “Ju lutem mos më bëni gjë, jam e lidhur me dikë tjetër”, mësohet nga burime  të ketë thënë vajza dhe më pas dy të rinjtë nga Laçi e kanë lënë të lirë. Pas këtij veprimi, 22-vjeçarja i ka denoncuar në polici, ku ka rrëfyer gjithë çfarë i ka ndodhur. Të dy shokët janë shpallur tashmë në kërkim nga policia.

Artikulli paraprakACAR NË SIRI, MOTI I KEQ VËSHTIRËSON JETËN E REFUGJATËVE NË ÇADRA
Artikulli tjetërMAKINAT E PARA VITIT 2000 DO TË ÇREGJISTROHEN, GATI VENDIMI I QEVERISË