Mbrëmjen e sotme është arrestuar shtetasi Klisman Çuni i cili ishte shpallur në kërkim për plagosjen e shtetasit 47 vjeçar, Gëzim Ndrezaj të ndodhur në Theth në datën 26 shtator.

Gjykata e Shkodrës ka dhënë arrest me burg për Klisman Çunin që pas zbardhjes së rrethanave të ngjarjes së ndodhur në Theth. Ndrezaj mbeti i plagosur nga të shtënat me armë zjarri më 26 shtator të këtij viti.

Ndrezaj punonte si murator, ndërsa konflikti mes autorit dhe të plagosurit raportohet të ketë ndodhur për prishje pazari. Ndaj Çunit, Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për veprën penale “plagosje e rëndë me dashje e armëmbajtje pa leje”.

Artikulli paraprak“KAM ANGAZHIME TË TJERA”/ KJO MODELE E NJOHUR KA REFUZUAR HYRJEN NË “BIG BROTHER VIP”, E KONFIRMON E ËMA
Artikulli tjetërNGA E HËNA NË ITALI HYN NË FUQI “SUPER CERTIFIKATA E VAKSINIMIT”