Në mbledhjen e Kolegjit Zgjedhor, Idajet Beqiri është shprehur se kundërshton vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, që rrëzoi kërkesën e partisë së tij Uniteti Kombëtar për tu çregjistruar nga zgjedhjet dhe që PUK të hiqet nga fleta e votimit.

Pranë trupës gjykuese të Kolegjit Zgjedhor, Beqiri tha se dekreti i Presidentit ka çuar në një përplasje institucionale të cilën duhet ta zgjidhë Kolegji.

Ai tha se nuk e bëri këtë kërkesë në Gjykatën Kushtetuese, pasi ky institucion e ka dhënë një vendim lidhur me shtyrjen e zgjedhjeve në rastin e vitit 2017, duke thënë se ky vendim nuk është kompetencë e tyre por e Kolegjit Zgjedhor.

Kreu i PUK-së tha se elektorati është vënë në pozitë të vështirë me KQZ-në që vazhdon procesin zgjedhor dhe me presidentin që i ka anuluar me drekt ato. Një luftë me mullinjtë e erës, e ka quajtur Beqiri atë se çfarë po ndodh.

“Kemi qenë edhe parti parlamentare. Sot kemi 15 këshilltarë bashkiak, kemi dhe kryetarin e Këshillit Bashkiak Kukës. Nuk kemi qenë dakord me datën 30 qershor 2019. Kemi menduar që zgjedhjet duhet të ishin lënë më parë. U përgatitëm për këto zgjedhje.

Prej 2001 ne nuk marrim asnjë lek nga buxheti i shtetit. Kur u caktuan zgjedhjet na pyetën. Për zhdekretim nuk na pyeti njeri dhe nuk u la një date tjetër zgjedhjesh. Ne jemi parti e unitetit kombëtar dhe Shqipëria me të gjitha pjesët e territorit të bashkohet. Ne kemi qëllim unitetin. Në rastin kombëtar ky unitet u cenua.

E kur u vu mes dy zjarreve, KQZ thotë zgjedhjet më 30 qershor dhe presidenti thotë nuk ka zgjedhje. Elektorati ynë u vu në pozitë të vështirë. Kjo është si luftë me mullinjtë e erës.

Gjykatës Kushtetuese nuk mund t’ia çonim pasi kjo gjykatë e kishte thënë verdiktin e saj. Kërkesa jonë është të hiqemi nga fletët e votimit. Por KQZ pasi shqyrtoi kërkesën tonë u mor me shkakun përse ne bëmë padi. Shkaku i vetëm është dekreti presidentit.

Është i vlefshëm apo jo ky dekret, deri sa Kushtetuesja e ka dhënë njëherë një vendim. Në këto kushte ne nuk kishim zgjidhje tjetër dhe e sollëm këtu. KQZ na thotë dekreti i presidentit është absolutisht i pavlefshëm.

Presidenti thotë që këto janë zgjedhje moniste por në fletë ka 50 parti politike. Kolegji zgjedhor duhet të zgjidhë ngërçin e krijuar midis institucioneve më të larta të shtetit”, u shpreh Beqiri

Artikulli paraprakTONIGHT – 24.06.2019
Artikulli tjetërTENTOI T’I BLLOKONTE RRUGËN RAMËS ME NJË GRUP MILITANTËSH TË PD-SË, SHOQËROHET KREU I PD-SË NË SARANDË