Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Monika Kryemadhi ka reaguar pas lajmit të ndarjes nga jeta të ish-presidentit Bujar Nishani.

Me anë të një postimi në Facebook, zonja Kryemadhi u shpreh se mendimet janë me bashkëshorten e Nishanit, Odetën dhe familjarët e tij.

“Ngushëllime familjes Nishani!
Ikja e parakohshme e Presidentit Nishani është një lajm i hidhur për të gjithë, ndërsa mendimet tona në këto momente janë me Odetën, fëmijët dhe familjarët e tij. Bujar Nishani ishte zyrtari, ushtaraku, qytetari i shtetit e miku i mirë, që karakterizohej nga integriteti dhe vlerat më të larta njerëzore. Kujtimi dhe kontributi i tij për vendin do të mbetet i paharruar!”, ka shrkar Kryemadhi.

Artikulli paraprakKRYETARJA E KUVENDIT MESAZH NGUSHËLLIMI PËR NDARJEN NGA JETA TË ISH-PRESIDENTIT NISHANI: I SHËRBEU VENDIT ME PËRKUSHTIM
Artikulli tjetër(VIDEO) DALIN PAMJET/ U BLLOKUA PËR 12 ORË NË HUMNERË, MOMENTI KUR EKIPI I RENEA-S SHPËTON OFICERIN