Ish- ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka sqaruar deklaratën për ulje pagash duke thëne se me pensionistët nuk është marrë fare por e kishte për disa ”pensionistë” si Petrit Vasili dhe Klajda Gjisha që marrin nga 800- 900 mijë lekë.

Po ashtu Beqja akuzon për këto lajme titujt e disa gazetave si dhe plagjiaturat.

Ndërkohë nuk kanë mbetur as reagimet nga Kuvendi për deklaratën e Beqajt disa ditë më parë, teksa Përmeti i ka sugjeruar të kurohet urgjentisht pasi është e turpshme.

ANDI PËRMETI: Ky ka ikur nga mendorja. Po po zoti Beqaj, them se keni nevojë për kurim urgjent. është e turpshme

O i çmendur, o i pashpirt. Nuk e di nëse e ka bërë në bashkëpunim me Ramën. Nëse e ka bërë nga mendja e tij të kujdeset

ILIR BEQAJ: Nuk jam marrë me pensionistët fare. ka disa tituj gazetash që thonë dyshohen.Propozimi im që pensionisti Petrit Vasili mos marrë 840 mijë lekë, por 630 mijë lekë pse është i pamoralshëm.

Pensionistja Klajda Gjosha pse të marrë 900 mijë lekë? Ato që të çojnë me plagjiatura mund t’i lexosh vetë.

Artikulli paraprakKUR KTHEHEN STUDENTET NE AUDITORE DHE KUR JEPEN PROVIMET, FLET MINISTRJA
Artikulli tjetërA DO KETE NESER MBYLLJE TE DETYRUESHME? PERGJIGJET RAMA