Ministrja Besa Shahini ka bërë me dije se në qershor studentët do të kthehen në auditor. Një vendim i tillë, ka thënë Shahini, ka ardhur si pasojë e pabarazisë mes studentëve.

” Nisur nga pabarazia e studenteve vërehet një nevojë për të kaluar kohë në auditor para provimeve. Nxorëm sot një urdhër që kërkon marrjen e disa masave për mbylljen e drejtë të vitit akademik. Të prioritizohet puna me studentët që diplomohen. Të kthehen në auditore për një periudhë 3 javorë. Provimet zhvillohen në korrik dhe javën e parë të gushtit.

Provimet dhe riprovimet zhvillohen në tetor të vitit 2020. Është i domosdoshëm minimizimi i klasave. Mësimi online, i cili vazhdon deri në përfundim të orëve. Po përfundohen edhe rregullimet që standardizojnë mësimin online.

Viti akademik do të zgjatet me dy javë dhe viti i ri fillon në nëntor të 2020. Deri më 15 universitetet të dorëzojnë planet e detajuara”, tha Shahini.

Artikulli paraprakSHPERDOROI DETYREN, ARRESTOHET NENPUNESI I GJENDJES CIVILE NE KOPLIK
Artikulli tjetërILIR BEQAJ: S’JAM MARRË ME PENSIONISTËT FARE, POR PSE PETRIT VASILI TË MARRË 840 MIJË LEKË?