Ilir Meta rrëzon opozitën për deklasifikimin e KS për kanabisin

Presidenti Ilir Meta ka rrëzuar kërkesën e 7 deputetëve të PD dhe të LSI për deklasifikimin e mbledhjes së Këshillit Sigurisë kombëtarë të 11 nëntorit të vitit të kaluar ku u diskutua për kanabisin. Meta në përgjigjen drejtuar deputetëve sqaron se nuk e deklasifikon mbledhjen, pasi është në kundërshtim me ligjin për mbledhjen me dyer të mbyllura, ndërsa shton se do të përbënte një precedent me pasoja afatgjata të sigurisë kombëtare. Gjithashtu Meta shprehet se nuk e pranon kërkesën e deputetëve për shkak se në këto mbledhje diskutohen informacione të bashkëpunimit me vende partnere dhe institucione ndërkombëtare, ndaj të cilave duhet siguruar standardi i mbrojtjes së informacionit. Meta thotë se mbledhjet e KS bëhen të mbyllura për të krijuar atmosferë besimi mes anëtarëve.

Artikulli paraprakEDICIONI I DYTE I FESTIVALIT “LULEBORE”
Artikulli tjetërROKADË NË PROKURORI,LËVIZJE NË DISA QYTETE