Rokadë në Prokurori,lëvizje në disa qytete, ja emrat e rinj

Një ‘furtunë’ ndryshimesh kanë prekur ditën e sotme Prokurorinë. Report Tv mësoi emrat e prokurorëve që lëvizin në disa qytete. Kështu, Ramadan Troci, i cili ishte në Prokurorinë e Vlorës, është kthyer prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme. Ndërkohë, në vend të Trocit në Vlorë shkon Ardian Ylli, i cili deri tani ka ushtruar detyrën e prokurorit në Prokurorinë e Fierit. Ndryshime do të ketë edhe në Prokurorinë e Shkodrës, ku do të marrë drejtimin e këtij institucioni Anton Martini, i cili ishte deri më tani në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Nga ana tjetër, Granit Shehu që ishte drejtuesi i organit të drejtësisë në Shkodër do të kthehet prokuror në Tiranë. Ndërsa, kryeprokuror i Fieri komandohet Pali Decollari. Këto lëvizje u bënë me vendim të Këshillit të Prokurorisë, pas një mbledhjeje të mbajtur këtë të premte. Emrat e mësipërm i janë propozuar kryeprokurorit Adriatik Llalla dhe pritet firma e tij për miratim.

Artikulli paraprakILIR META RRËZON OPOZITËN PËR DEKLASIFIKIMIN E KS PËR KANABISIN
Artikulli tjetërZHDUKET NGA KAMPI AYDOGMUS, BASHKË ME FAMILJEN