Në nisje të “Big Brother VIP” një video e Ilirit, Sabianit dhe Monikës duke folur për grupe dhe banorët bëri xhiron e rrjetit dhe mori komente të shumta në vijim. Po ashtu, tre banorët por edhe Arjola shpesh janë kapur duke folur me shenja dhe kode.

Ndonëse për këtë u dënuan dhe shkuan të gjithë në nominim, duket se situatat përsëriten. Atyre disa herë iu është tëhequr verejtja nga produksioni që mos të flasin në këtë mënyrë.

Së fundmi, në “rrjet” kanë rënë Iliri dhe Arjola. Kur të gjithë banorët ishin duke qëndruar së bashku dhe po diskutonin, në një moment ndërhyn Iliri.

Mirëpo, ai u ndërpre nga Arjola që i drejtohet me gjestikulacione që të mos flasë e po ashtu përdor disa kode të tjera. Video është publikuar nga produksioni teksa nuk dihet nëse do dënohen këtë herë.

Artikulli paraprakSHPËRTHIM I FUQISHËM NË NJË UNIVERSITET PRIVAT NË TIRANË
Artikulli tjetërMASAKROHET ME THIKË 25-VJEÇARI SHQIPTAR NË ANGLI