Drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës Elizabeta Imeraj, ka deklaruar se ka arritur në 31 numri i të arrestuarve për sa i përket drejtuesve dhe zyrtarëve që kanë abuzuar me ndërtimet pa laje dhe që për pasojë sollën humbjet në jetë njerëzish pas tërmetit që goditi Shqipërinë më 26 nëntor.

Sipas Imerajt janë 25 institucione të dëmtuara në Qarkun e Tiranës, ndërsa 134 janë pallate ndërsa shtëpi private janë mbi 200.

“Po hetohen të gjitha objektet e pabanueshme. Janë arrestuar 31 përgjegjës për këto dëme.” tha ndër të tjera Imeraj.

Artikulli paraprakSHERR PËR NDËRTIMIN PA LEJE NË SHKODËR, ARRESTOHET AUTORI PASI BËRI PËR SPITAL DENONCUESIN
Artikulli tjetërSHKODËR, SI E NXITI AMBASADORI GJERMAN 14 JANARIN 1990