Dy çezma, vepra bamirësie u inaguruan në Xhaminë “Ebu Bekër” në Shkodër. Me iniciativë të Haxhi Besnik Elbasanit, të gjithë besimtarët dhe jo vetëm do të kenë mundësinë të freskohen me ujin e tyre.

I pranishëm në ceremonin e inagurimit ishte edhe Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, i cili falendëroi Haxhi Elbasanin për veprën e tij humane.

Haxhi Besnik Elbasani falendëroi Imamin e Shkodrës, ndërsa nuk është hera e parë që ai ndërton çezma nëpër xhami.

Inagurimi i këtyre çezmave u bë menjëherë pas faljes së namazit të së premtes dhe të pranishëm ishin një grup i madh besimtarësh.

 

Artikulli paraprakMBRËMJE KULTURORE NGA “ROZAFA EXPRESSION”
Artikulli tjetërDRITË JESHILE PËR PUNIMET NË “XHABIJE”