Punimet duhej të kishin përfunduar në muajt mars-prill të vitit 2017, megjithatë ngecën për shkak të shpronësimeve. Po flasim për bllokun e pallateve në “Xhabije”, i cili më në fund ka shpresë për të përfunduar.

Me vendim të qeverisë “Rama” tashmë ka një dritë jeshile për dhënien fund të këtij ngërçi, i cili ka më shumë se një vit që ka paralizuar punimet.

Shpronësimi, sipas vendimit, do të bëhet për të gjithë ata pronarë të cilët paraqesin dokumentacionin e plotë të pronësisë pranë Bashkisë Shkodër.

Hipoteka e Shkodrës ka për detyrë që Brenda një muaji të përfundoj të gjitha procedurat për shpronësimet.

Afati i përfundimit të punimeve në këtë zonë, pas këtij vendimi është vetëm tre muaj dhe do të financohet plotësisht nga Bashkia Shkodër. Kjo e fundit e ka të parashikuar në buxhet.

Blloku i pallateve në “Xhabije”, prej më shumë se një viti ka patur problematika të theksuara për shkak të lënies përgjysëm të punimeve.

Situata për këtë zonë ka qenë më e vështirë përgjatë sezonit të dimrit.

 

Artikulli paraprakINAGUROHEN DY ÇEZMA NË XHAMINË “EBU BEKËR”
Artikulli tjetërPROTESTË NË RRJOLL PËR PRONAT