Një tjetër vlerë muzeale, e cila ka në qendër fotografin e njohur korcar Gjon Mili i është shtuar qytetit të Korçës.

E pozicionuar në zonën këmbësore të qytetit, ndërtesa simbol e ish shtëpisë rumune është kthyer në një aset për vlerat kulturore të këtij qyteti.

Muzeu mban emrin e Gjon Milit. Në brendësi të tij janë 240 foto të shkrepura nga artisti, por edhe ekspozitorë me elemente që kanë në fokus jetën dhe veprimtarinë e tij.

Pjesë e fondit të muzeut Gjon Mili janë 240 fotografi me të drejtën e autorit. Muzeu Gjon Mili në muret e tij ka rreth 200 foto të ekspozuara, thënie të Gjon Milit apo të njerëzve të tjerë për të, ekspozitorë me elemente nga jeta e tij apo e kohës kur ka jetuar.

Dy komponentë të rëndësishëm janë edhe dhomat interaktive; dhoma e eksperimentimit e cila ka në fokus dritën stroboskopike si krijim i Milit dhe dhoma e fotografimit me dritë.

Kryebashkiaku i Korcës, Sotiraq Filo e ka konsideruar këtë muze një tjetër vlerë që i shtohet qytetit dhe pasurisë së saj kulturore.

Muzeu është i vecantë. Unë kam patur fatin që ta ndjek ecurinë e punimeve për ndërtimin e tij dhe them me bindjen e plotë që është një muze i vecantë, jo vetëm për setin e fotove të shkrepura nga Gjon Mili që ka brenda tij,

jo vetëm për koleksionin e fotove apo objekteve që i takojnë Gjon Milit apo familjes së tij, por edhe për elementin e fleshit stroboskopik apo mundësia që do të kenë këta vizitorë që të bëjnë një foto tyren të perzonalizuar, një foto në lëvizje.

Të pranishëm në ceremoni, Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro dhe Ministri i Bujqësisë Niko Peleshi e konsideruan Korcën si një kurorë të trashëgimisë dhe vlerave kulturore përmes të cilave dëshmohet sesi kultura kthehet në zhvillim.

Menduam që vërtetë ia vlente që Korca të ishte dinjitoze edhe në këtë garë kulturore në artin e fotografisë.

Dhe shtëpia rumune që i ka ngelur ky apelacion, e unë jam dakord me të gjithë ata që thonë se tashmë ndoshta shtëpia rumune do të marrë vetë emrin “trashëgimi kulturore” sepse që këtej e tutje do të jetë muze dhe me status të mirëfilltë muzeu “Gjon Mili”.

Dhe këtu në Korcë është vendi më i mirë për të dëshmuar sesi kultura kthehet në zhvillim, përmes investimeve në kulturë, përmes muzeumeve, muzeut të artit mesjetar apo restaurimit më të madh në Shqipëri, që është Pazari i Vjetër i Korcës.

Artikulli paraprakFESTIVALI I 57-TË, JONIDA MALIQI PËRFAQËSON SHQIPËRINË NË EUROVISION
Artikulli tjetërISHTE DJALI I NJË DEPUTETI, PËRJASHTOHET NGA SHKOLLA PRIVATE FËMIJA