“Për të gjithë ata që hedhin mbetje inerte në shtratin e lumit Kir do të ketë masa shtrenguese deri në ndjekje penale”.

Paralajmërimi ka ardhur nga Administratori i Njësisë Rrethina, sipas të cilit do të monitorohet çdo mjet që nga zona të ndryshme tenton të shkarkojë mbetje inerte në këtë njësi e kryesisht në shtratin e lumit Kir.

Ndërkohë, Pjetri kërkoi mirëkuptimin e banorëve të njësisë që të kenë kujdes me mbetjet urbane tashmë që firma e kontraktuar ka nisur punën. Vit pas viti, në shtratin e lumit Kir janë depozituar vazhdimisht mbetje inerte.

Aktualisht sipas përfaqësuesve të bashkisë Shkodër fenomeni është frenuar, por sërish duhet angazhim dhe bashkëpunim edhe me institucionet ligjzbatuese për ndëshkimin e personave që përdorin këtë zonë për depozitimin e inerteve.

Artikulli paraprakPANIK NË SHKODËR, TRE TË PLAGOSUR
Artikulli tjetërPUNIMET, RITME TË SHPEJTA NË RRUGËN E VELIPOJËS