1 muaj pas nisjes së punimeve për rikonstruktimin e plotë të aksit rrugor Shkodër-Velipojë, puna vijon me ritme të shpejta.

Aktualisht, mjetet e kanë përqenduar punën në vendin e quajtur Malkolaj, ku prej 10 ditësh ka nisur dhe vijon me ritme të shpejta devijimi i rrugës, e cila do t’i shërbejë shkurtimit të distancës ndërmet Shkodrës dhe Velipojës e po ashtu lehtësimit të trafikut në zona të banuara. Ndërkohë një numër i konsiderueshëm punonjësish janë zhvendosur në pjesë të tjera të këtij aksi, ku po merren me vendosjen e tubacioneve poshtë rrugës në disa pika të caktuara.

Nga ana tjetër, më shumë se 5 km rrugë janë zgjeruar në këtë aks rrugor. Pasi të përfundojë faza paraprake, devijimi i rrugës në ato pjesë të paracaktuara në lotin e tretë, puna pritet të nisë edhe në lotin e parë e të dytë duke nisur që nga Harku i Bërdicës. Punimet për këtë segment rrugor nisën në qershor të këtij viti dhe parashikohet të përfundojnë në dhjetor 2018.

Kosto e këtij projekti është rreth 2.3 miliardë, ndërsa rruga që fillon nga Harku i Bërdicës deri në Velipojë ka një gjatësi prej 18.4 km. Projekti parashikon zgjerim të trupit të rrugës, risistemimin e shtresave dhe punime të tjera plotësuese. Në zonat e banuara do të ketë trotuare dhe ndriçim. Projekti parashikon vendosjen e elementëve të sigurisë rrugore si dhe sinjalistikën e nevojshme vertikale e horizontale.

Artikulli paraprakINERTET NË KIR, “NDJEKJE PENALE PËR SHKELËSIT”
Artikulli tjetër“TMERR NË SHKODËR” PAMJET E TË PLAGOSURVE