Instagrami po ndryshon mënyrën e dhënies së lajmeve në kohështrirjen e përdoruesve.

Tashmë prioritet do të jenë fotot për të cilat një përdorues specifik ka më shumë interes dhe jo fotot e postuara së fundmi. Një nga rrjete sociale më të përdoruara të momentit synon të përshatasë aplikacionin në të njëjtën formë si Facebook, në të cilin fillimisht në kohështrirje dalin lajmet nga miqtë më të ngushtë, apo postet për të cilat një përdorues ka kërkuar apo ka shfaqur interes vazhdimisht. Drejtues të Instagram u shprehën se njerzit humbasin 70 % të postimeve.Për shkak se ndjekësit e saj janë shtuar ndjeshëm është bërë e vështirë që të informohen për të gjitha postimet prandaj po vihen në dispozicion këto filtra, në mënyrë që të përmirësohet shërbimi dhe ndjekësit të kenë mundësi të shikojnë fotot që kërkojnë më së shumti. Ndryshimet do të jenë të dukshme muajin e ardhëshëm. Kjo mënyrë e re, e shfaqjes së postimeve në kohështrirjen tuaja në Instagram do të varet shumë nga numri i personave që ndiqni dhe nga postet që do bëni like. Drejtuesit e Instagram u shprehën se postet nuk do të humbasin, do vazhdojnë të jenë aty, vetëm se në një tjetër renditje.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakVAZHDOJNË RRADHËT E GJATA PËR PAJISJEN ME KARTËN E SHËNDETIT
Artikulli tjetërJA CILI ËSHTË MBIEMRI MË I PËRDORUR NË SHQIPËRI