Institucioni i Prefektit i Qarkut Shkodër, në zbatim të detyrave të tij funksionale përcaktuar në ligjin nr.107/2016 “Për Prefektin”, ligjit nr.8756/2001 “Për Emergjencat Civile” i ndryshuar, dhe akteve nënligjore specifike,

vazhdon të monitorojë situatën duke bashkepunuar intensivisht me strukturat vendore dhe institucionet si, H/C-et, DVP, OSHEE, KESH, Drejtorinë Rajonale të Kullimi, DBUMK, Autoritetin Verior dhe strukturat e ushtrisë, me qëllim mbajtjen nën kontroll të situatës dhe mirëmenaxhimin e situatave të pritshme, sidomos të shkarkimeve të kaskadave të tre H/C-ve.

Sot Komisioni i Emergjencave Civile në Qark u rimblodh në orën 19.00, në të cilën u konstatua mungesa e disa anëtareve si Kryetarja e Bashkisë Shkodër, Kryetarja e Këshillit të Qarkut Shkodër, apo nënkryetari i Këshillit të Qarkut Shkodër .

Deputetët e partisë demokratike të Qarkut Shkodër si dhe Kryetarja e bashkisë Shkodër kërkuan shpalljen e situatës së emergjencës në një zonë të caktuar (njësia administrative Dajç & NJAD Ana e Malit), por sipas të dhënave nga organet e specializuara vlerësohet se akoma nuk jemi përpara një rasti të tillë

sipas VKM nr.664 datë 18.12.2002 “Për kriteret dhe procedurat e shpalljes së gjendjes së emergjencës civile”.

Institucioni i Prefektit Qarkut Shkodër është në gatishmëri dhe mbetet i hapur për bashkëpunim me të gjitha strukturat vendore dhe ekspertizën për një situatë të tillë.
Për vazhdimësinë e situatës do të informoheni

Artikulli paraprakPREFEKTI I SHKODRES REFUZON SHPALLJEN E GJENDJES SE EMERGJENCES
Artikulli tjetërPANIK NË VJENË,SULM ME THIKË NGA NJË PERSON, 3 NË GJENDJE TË RËNDË