Fëmijët me aftësi ndryshe janë grupi më vulnerabël, i cili ka nevojë më shumë se kushdo për mbështetje nga shtresat e tjera të shoqërisë. Edhe pse përparimi ka vijuar të jetë i dukshëm në lidhje me ndjenjën e dashurisë kundrejtë tyre, akoma duhet punë për t’u bërë që gjithçka të vihet në praktikë.

Sipas psikologes Suela Ndoja, akoma shqiptarët janë indiferent karshi fëmijëve autik apo me sindromë down.

Fëmijët me autizëm dhe me sindromë down kanë nevojë për dashuri nga të gjithë, në mënyrë që integrimi në shoqëri të jetë sa më i mirë.

Si persona me të drejta të barabarta, ata kanë nevojë të përfshihen në hapësira interaktive. Në vitet e fundit, projekte të ndryshme kanë ndihmuar prindërit që të përballohet më me lehtësi problemi i tyre, përderisa shoqëria shqiptare duhet të reagoj më pozitivisht karshi problemeve të tyre.

Artikulli paraprakNUK SHPALLET GJENDJA E EMERGJENCËS
Artikulli tjetërVAJZAT E VLLAZNISË RRËMBEJNË KUPËN E 5-të