Situatë emergjente e shkallës së mesme. Kështu e cilëson gjendjen në territorin e bashkisë Shkodër kreu i emergjencave civile Shemsi Prenci. Në mbledhjen e radhës që u zhvillua pasditen e së premtes në prefekturë Prenci tha përpara të pranishmëve se emergjencat civile nuk mund të bashkëjetojnë me burokracitë

Drejtori Teknik i OSHEE në Shkodër Gjon Bala shprehu shqetësimin se hidrovoret e Velipojës nuk punojnë me kapacitet të plotë për shkak të problemeve teknike të brendshme që ato kanë.

Ndërkohë Prenci tha se hidrovoret duhet të ishin vene në eficencë të plotë duke garantuar dy linja dhe një burim alternativ për emergjenca sic është ajo me gjenerator, në të kundër nëse OSHEE nuk merr masa urgjente atëherë do ti dërgoj relacion kryeministrit

Nder te tjera kreu i emergjencave civile Shemsi Prenci garantoi se do institucioni që ai përfaqëson do të mbështesë edhe pas përmbytjeve bashkinë e Shkodrës.

Artikulli paraprakPROMOVIMI I VEPRAVE TË SHKRIMTARIT ALIMHILLAJ
Artikulli tjetërINTEGRIMI I FËMIJËVE ME AFTËSI NDRYSHE