Në konferencën e përbashkët për shtyp me Kryeministrin Edi Rama, Përfaqësuesja e Lartë e Punëve të Jashtme dhe Politikën e Sigurinë,

Federica Mogherini u shpreh krenare “që sot jam në gjendje t’ju sjell në Tiranë vendimin e Komisionit Europian”.

“Ky ishte rezultat i një pune kolektive. Sa ndryshim kemi bërë të gjithë sëbashku dhe duke qenë një rezultat i përbashkët, mendoj se do të jetë dita e një njohjeje kolektive.

Është një rezultat i të gjitha institucioneve të vendit”, u shpreh Mogherini e cila theksoi se po kështu është një përgjegjësi e përgjithshme për të kryer punën e mëtejshme.

Zyrtarja europiane kujtoi se një vit më parë kishte thënë se rekomandimi pozitiv për Shqipërinë do të vinte me nisjen e Vettingut, gjë e cila ndodhi nga të dyja palët.

Mogherini tha se vlerësimi i Komisionit thotë qartësisht se Shqipëria ka përmbushur kushtet që i ishin vendosur dhe është e gatshme për të çelur negociatat.

“Duke mbajtur dhe duke thelluar reformat që janë ndërmarrë, kjo është puna e mëtejshme”, tha Mogherini.

“5 përparësitë kyçe do të mbeten elementet kyçe, mbi të cilat qytetarët shqiptarë do të vlerësojnë kapacitete e institucioneve”, u shpreh ajo më tej.

Artikulli paraprakLËVIZTE ME DROGË NË MAKINË, ARRESTOHET 24 VJEÇARI NË SHKODËR
Artikulli tjetërVIJON VETTINGU NË GJYKATËN KUSHTETUESE, RADHËN E KA ALTINA XHOXHAJ