Më 23 prill në orën 11:00 do të zhvillohet pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit të gjyqtarëve dhe Prokurorëve dëgjesa me gjyqtaren e Gjykatës Kushtetuese Altina Xhoxhaj.

Trupa gjykuese do të jetë e përbërë nga Brunilda Bekteshi, Etleda Çiftja dhe Genta Tafa.

Gjyqtarja Xhoxhaj, është anëtarja e tretë e Gjykatës Kushtetuese që shqyrtohet nga KPK-ja.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Deri tani Vettingu ka shkarkuar gjyqtarin e Kushtetueses Fatos Lulo dhe Besim Trezhnjevë

n, ndërsa ka kaluar vetëm gjyqtarja e Kushtetueses Vitore Tusha.

Artikulli paraprakINTEGRIMI NË BE, MOGHERINI: 5 PRIORITETET DO TË MBETEN ELEMENTE KYÇE
Artikulli tjetërPOLITIKANËT DO ZËVËNDËSOHEN ME INTELIGJENCËN ARTIFICIALE