Qëndra e Formimit Profesional në qytetin e Shkodrës ka shënuar një sukses jo vetëm për numrin e lartë të kursantëve gjithnjë e në rritje, por sidomos në shumëllojshmërinë e zanateve që ofron kjo qëndër.

Paralelisht është duke u punuar edhe për sigurimin e tregut të punës për këta të rinj që kryejnë një kurs profesional.Interesi te djemtë është më i lartë në kurset si saldator,hidraulik, elektroshtëpiake apo panele diellore.Këtë e bën të ditur për Star Plus Përgjegjësja e Qëndrës së Formimit Profesional Irma Lohja. Përgjegjësja Lohja thotë se kërkesat e punëkërkuesve janë në rritje dhe për këtë shumë shpejt do të mundësohet hapja e disa degëve të reja Të rinjtë e shohin ndjekjen e këtij kursi si trampolin për në tregun e punës , pasi pranojnë se aktualisht vështirësitë për të depërtuar në këtë treg janë të shumta.Ofrimi i kurseve pa pagesë ka bërë që pranë zyrave të tyre të regjistrohen një numër i lartë punëkërkuesish të papunë dhe pritet që në vazhdimësi të ketë akoma rritje pasi edhe certifikatat që lëshohen njihen jo vetëm në Shqipëri por edhe më gjërë.

Artikulli paraprak12 MAJI, DITA NDËRKOMBETARE E INFERMIERISË
Artikulli tjetërBASKET MESHKUJ, VLLAZNIA MUND TIRANËN, NJË HAP PËR FINALEN