Vllaznia shkon me një këmbë në finalen e Play Off. Shkodranët në një mbrëmje të shkëlqyer kanë fituar ndaj Tiranës me rezultatin 81-63.

Në një ndeshje ku amerikani Allen për Vllazninë dukej se ka rilIndur. Ylli i mbrëmjes realizoi 24 pikë, më shumë se të gjithë duke qenë në një super formë sportive. Bërdica po ashtu sfidon moshën teksa shënoi 23 pikë po aq sa Vogli për Tiranën. një ndeshje e dominuar nga Vllaznia nga fillimi e deri në fund. Trajnerët mendojnë se ende asgjë nuk ka përfunduar. 21-13 u mbyll perioda e parë dhe 16-17 e dyta duke bërë që gjysma e parë e lojës të përfundojë 37-30. Vllaznia vijoi dominimin teksa fitoi 20-15 dhe 24-18 dy periodat e fundit dhe 81-63 krejt ndeshjen. Në rast se Vllaznia fiton edhe në Tiranë atëherë kuqeblutë kalojnë në finale në të kundërt duhet të presin ndeshjen e tretë në Shkodër. Në sfidën tjetër Teuta ka surprizuar teksa ka fituar ndaj Kamza Basket ndeshjen e parë.

Artikulli paraprakINTERESI I TË RINJVE QË NDJEKIN KURSET PROFESIONALE
Artikulli tjetërSPITALI I KOPLIKUT, 24 ORË NË SHËRBIM TË QYTETARËVE