Bashkia Shkodër ka nisur një tjetër investim në ifrastrukturë në rrugët e qytetit të Shkodrës. Rruga “Kardinal Mikel Koliqi” është përfshirë në rikonstruksion që prej datës 1 Dhjetor dhe pritet të përfundojë për pak ditë. Si pjesë e këtij investimi është parashikuar riveshja e plotë e këtij segmeti rrugor nga kryqëzimi i sheshit “Dugajt e reja” deri në sheshin “Dom Simon Jubani”. Në nisjen e punimeve kryetari i bashkisë Shkodër Benet Beci u takua edhe me banorë të kësaj zone…..

Rruga “Kardinal Mikel Koliqi” ka një gjatësi prej 500 metër, dhe është një segment rrugor që lidh zonën e Dugajve të Reja me kryqëzimin e spitaleve ndërkohë që rruga kalon edhe përgjatë shkollës së mesme “Jordan Misja”. Ndërhyrja në këtë rrugë pason edhe dy investimet në bulevardin “Mehmet Pashë Plaku” dhe “Bujar Bishanaku” në qytetin e Shkodrës.

Artikulli paraprakREAGON BASHKIA, NIS ZBUKURIMET NË GJUHADOL
Artikulli tjetër“3 DHJETORI NUK ËSHTË FESTË, RESPEKTONI INVALIDËT”