Bashkia Shkodër ka vijuar punën për plotësimin me dekorin festiv të shesheve kryesore të qytetit. Zona e pedonales së Gjuhadolit dhe dy sheshet e Rusit në lagjen “Partizani” janë pjesë e planit të detajuar të bashkisë për zbukurimet për festat e fundvitit. Star Plus një ditë më parë ngriti një shqetësim të tillë për mungesën e zbukurimeve në zonën historike të Gjuhadolit dhe pranë katedrales “Shën Shtjefni”. Përgjegjësi i ndriçimit rrugor në bashkinë Shkodër Altin Salihi u shpreh se puna vijon dhe do të përfundojë brenda pak ditësh sipas planit të përcaktuar….

Bashkia Shkodër do të duhet që përveç pedonales të vijojë zbukurimet kudo në zonat kryesore të Shkodrës në mënyrë që atmosfera festive të jetë e njëjtë në gjitha pjesët me rëndësi të këtij qyteti.

Artikulli paraprakDITA E PERSONAVE ME AFTËSI NDRYSHE
Artikulli tjetërINVESTIM NË RRUGËN “KARDINAL MIKEL KOLIQI”