Irani ka lëshuar sot dy raketa në anë të të cilave shkruhej në gjuhën hebraike që “Izraeli duhet të fshihet”, duke vijur kështu të injorojë kritikat për testimin e këtyre armëve.

Raketat e testuara në rajonin lindor të Iranit, pranë maleve Albroz janë një tregim i ri force nga ana e Republikë Islamike, në një kohë që zëvendëspresidentit amerikan Joe Biden është në një vizitë zyrtare në Izrael.Hedhje predhash me fraza të tilla janë bërë më parë nga ana e Iranit, por kjo përpara se vendi të firmoste një marrëveshje për armët nukleare me fuqitë botërore, duke përfshirë dhe Amerikën.Ende nuk ka patur një reagim nga ana e Jeruzalemit zyrtar, vend në të cilin Biden ka programuar të takohet dhe me kryeministrin Bejamin Netanyahu, i cili është një ndër kundërshtarët më fortë të marrëveshjes për armët bërthamore me Iranin.

Artikulli paraprakROLI DHE TË DREJTAT E GRAVE NË SHKODËR
Artikulli tjetërKLUBI KROAT KRENOHET ME SHQIPTARËT E TIJ