Lokomotiva e Zagrebit ka uruar publikisht tre pjesëtaret e saj, Endri Cekici, Eros Grezga dhe Herdi Prenga për thirrjen e tyre në Kombëtaren e Shqipërisë.

Kujtojmë që për Grezdën kjo do të jetë hera e tij e parë por mëse e merituar pas paraqitjeve të shkëlqyera gjatë këtij sezoni në Kroaci. “Jemi krenarë që tre lojtarë tanët, Herdi Prenga, Endri Cekici dhe Eros Grezda kanë marrë ftesa për kualifikueset e Shqipërisë U­21. Shqipëria do të luajë ndaj Greqisë me 24 mars dhe Hungarisë me 28 mars 2016!”

Artikulli paraprakIrani lëshon dy raketa mbi të cilat shkruhen mesazhe në gjuhën hebre
Artikulli tjetërIMPENJIMI I GRAVE PËR NJË PARTNERITET TË QËNDRUESHËM NË PERSPEKTIVËN E ZHVILLIMIT TË STRATEGJISË EUISAR