Në një monitorim të bashkisë Shkodër nga shoqata “Intelektualët e rinj, Shpresë” për programin e transparencës në zbatim të ligjit për të drejtën e informimit rezulton se një listë e gjatë detyrimesh që rrjedhin nga ky ligj nuk janë zbatuar.

Ekspertja Migena Leskoviku bën të ditura gjetjet dhe rezultatet në faqen zyrtare të bashkisë Shkodër…. Koordinatori i bashkisë Shkodër Gjergj Shkurti pranoi vërejtjet dhe gjetjet e bëra nga IRSH Komisionerja për të drejtën e informimit Alketa Koja tha se për 3 muajt e këtij viti janë bërë 200 ankesa nga ku 4 i përkasin bashkisë Shkodër Çdo institucion në bazë të ligjit për të drejtën e informimit duhet të ketë programin e transparencës në faqen zyrtare, bashkë me strukturën, organigramën si dhe t’i përgjigjet brenda 10 ditëve çdo kërkese që vjen nga qytetarët.

Artikulli paraprakZHVILLOHET KAMPIONATI KOMBËTAR I PING-PONGUT
Artikulli tjetërKUALIFIKIMI I PUNONJËSVE SOCIAL, “PROJEKTI SHPRESA” TRAJNIM 6 DITOR