Shkodra ka pritur edhe kampionatin kombëtar për të rritur në sportin e ping-pongut.

Ndeshjet janë zhvilluar në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”. Ndeshjet janë zhvilluar me rivalitet mes ekipeve pjesëmarrëse. Trajneri i Vllaznisë Tonin Binosha tregon rreth këtij kampionati. Në grupin A vendin e parë për meshkuj e mori ekipi i Tomorrit, vendin e dytë Tirana dhe Elbasani u pozicionua i treti. Për femra në grupin A vendin e parë e mori Teuta, të dytin Elbasani dhe vendin e tretë Tomorri. Në grupin B për meshkuj në vend të parë u rendit Skenderbeu, më pas Partizani dhe Vllaznia ndërsa tek femrat në vend të parë u rendit Vllaznia dhe më pas Studenti dhe Partizani.

Artikulli paraprakADEM BEKTESHI PREZANTON PLATFORMËN PËR REKTOR
Artikulli tjetërIRSH: BASHKIA PROBLEME ME LIGJIN E INFORMIMIT DHE TRANSPARENCËS