Prokuroria e Krimeve të Rënda nis hetimet për ish-gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese, Besnik Ymeraj.

Besnik Imeraj dha dorëheqjen nga procesi i vetingut dhe procesi ndaj tij u ndërpre por dokumentet e grumbulluara deri në këtë moment iu përcollën prokurorisë për hetim penal. Materialet janë referuar në prokurori nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit

Ish-gjyqtari Besnik Ymeraj akuzohet për korrupsion. Çështja po hetohet nga prokurori Klodian Braho.

Prokuroria e Tiranës vendosi mosfillimin e prorcedimit në lidhje me elementë të veprës penale për pasurinë e gjyqtarit.

I pyetur ditën kur KPK referoi dosjen në Prokurori, Imeraj e cilësoi kallëzimin si sulm politik.

Ish-gjyqtari Imeraj ishte i pari zyrtar i drejtësisë që kallëzohej për ndjekje penale pas procesit të vettingut. Ai dha doreheqen në janar të këtij viti.

Artikulli paraprak“SWING MARATHON” NGA TIRANA NË SHKODËR
Artikulli tjetërPËRPLASEN DY MAKINA, NJËRA PËRFUNDON NË NJË ARË JASHTË RRUGE