Çdo vit, më 30 prill, Dita Ndërkombëtare e Xhazit feston muzikën frymëzuese xhaz. Në Shqipëri kjo rrymë nuk është shumë e përhapur por ka një kategori njerëzish që e pëlqejnë atë ku organizimiet e ndryshme nuk mungojnë.

Për herë të tretë, është realizuar “Swing Marathon” e cila mbledh të gjithë adhuruesit e muzikës jazz në një udhëtim të veçantë nga Tirana në Shkodër. Kjo maratonë kthehet pas në kohë që nga tema e veshjes, e cila duhet t`i përshtatet viteve 40-50.

“Swing Marathon” realizohet për të tretin vit radhazi, organizohet nga “Hemingway Fan Club Albania”, me mbështetjen e Institutit kulturor Italian.

Për rreth 12 orë maratona u shoqërua me muzikë live në një udhëtim që nis në Tiranë me objektiv Shkodrën, qytetin e veçantë verior.

Me mbërritjen në Shkodër kanë vizituar muzeun e diktaturës e më pas të gjithë janë pozicionuar në pedonalen “Kolë Idromeno” ku kanë kërcyer nën ritmet e muzikës Jazz por festa nuk ka me kaq pasi “Swing Marathon” është stacionuar në teatrin “Migjeni”.

 

Artikulli paraprak“VLLAZNIA B” BOJKOTON STËRVITJEN
Artikulli tjetërISH-GJYQTARI I KUSHTETUESES, BESNIK YMERAJ, NËN HETIM NGA KRIMET E RËNDA