Ish kryetari i partisë socialiste i Shkodrës Ndue Dodaj në një interviste për Star Plus ka shprehur kritika për mënyrën se si po drejtohet bashkia e Shkodrës gjatë viteve që është qeverisur nga e djathta. Dodaj shprehet se cdo gjë është lënë pas dore me shpërfillje dhe heshtje tejet të gjatë.

Ndër të tjera ish kryesociliasti deklaroi se kryetarja e bashkisë nuk duhet të merret me deklarata politike por të merret me zgjidhjen e problemeve të përbashkëta në dobi të komunitetit.

Ndërkohë Dodaj thotë se ka shume gjera qe duhet te ishin bere me mire. Veteknaqesia e drejtuesve e ka lene qytetin mbrapa. Per te takuar Kryetaren e bashkise duhet te kalosh disa pengesa te pa nevojeshme shprehet ai.

Ndue Dodaj ish kreu i partisë socialiste për shkodrën gjatë viteve 2002- 2007 është një nga njerëzit më aktiv të kësaj force politike, ku vazhdimisht ka reaguar në lidhje me cështjet politike dhe problemet social-ekonomike të qytetit

Artikulli paraprakAKUZAT E BOKSIT, ADEMI JUSTIFIKOHET: S’KAM INFORMACION
Artikulli tjetërADEMI PËR TENDERIN E PASTRIMIT: E FITUAN NË GJYKATË