Pas akuzave ndaj kryetares së bashkisë Shkodër Voltana Ademi për tenderin e pastrimit, kryebashkiakja ka sqaruar në zyrën e saj se ky tender ndërkombëtar i nisur që një vit më parë nuk ka përfunduar ende. Fillimisht bashkia ka skualifikuar të gjitha firmat për shkak

se nuk kishin dokumentacionin e duhur dhe agjencia e prokurimit publik i ka dhënë të drejtë bashkisë por më pas një nga firmat ALKO IMPEX e ka fituar çështjen në gjykatën e shkallës së parë ndërsa bashkia e ka ankimuar në gjykatën e apelit dhe ende nuk ka një vendim.

Gjatë gjithë kësaj kohe kur tenderi i pastrimit endet në dyert e gjykatave qyteti shprehet Ademi nuk mund të lihej pa pastruar dhe është vepruar me kontrata 3-mujore.

Për kryebashkiaken Voltana Ademi çuditërisht Shkodra nuk është një qytet i ndotur edhe pse realiteti shpesh tregon të kundërtën. Kryebashkiakja pranon se në disa zona ka probleme por sipas saj firmat janë penalizuar me gjoba ndërsa këto penalitete do të jenë për herë të parë edhe në kontratën e re nës do firmoset pasi të marrë vendim gjykata e apelit.

Nëse firma Alko Impex me administrator sipas bashkimit të sindikatave nipin e deputetit të PS Sadri Abazi e fiton çështjen e tenderit të pastrimit edhe në gjykatën e apelit në Tiranë atëherë bashkia Shkodër do jetë e detyruar që të firmos kontratën 5-vjeçare edhe pse bashkia sillet sikur nuk ka një dakordësi me këtë firmë.

Artikulli paraprakISH-KREU I PS: BASHKIA SHKODËR DËSHTOI ME INVESTIMET
Artikulli tjetër“SAFET SPAHIA”, TË PASTREHËT AKUZA BASHKISË SHKODËR