Brazil, ish-presidenti Lula dënohet me 9 vite burg për korrupsion

Ish-presidenti Brazilian, Luiz Inacio Lula da Silva i akuzuar për korrupsion, është dënuar me nëntë vite e gjysmë burg. Ai do të mbetet i lirë në pritje të një apeli. Lul ka hedhur poshtë pretendimet se ka marrë si ryshfet një banesë, gjatë skandalit të lidhur me kompaninë shtetërore të naftës Petrobars. Sipas ish-presidentit gjykimi është i motivuar politikisht dhe ka mohuar të gjitha akuzat kundër tij. Lul ka shërbyer tetë vjet si president deri në vitin 2011, dhe ka sugjeruar të kandidojë përsëri për zgjedhjet që do të mbahen vitin e ardhshëm për partinë e krahut të majtë, Partia e Punëtorëve. Ai u shpall nga gjykata, këtë të mërkurë, fajtorë për pranimin e një ryshfeti nga firma inxhinierike OAS në formën e një apartamenti në bregdet, në këmbim të ndihmës së tij në fitimin e kontratave me kompaninë shtetërore të naftës.

Artikulli paraprakSHQIPËRIA, E PARA NË BALLKAN PËR FINANCIME NGA BE NË 2017
Artikulli tjetërRIKTHEHET FRIKA E ‘BALENËS BLU’, VAJZA NGA TIRANA TENTON TË PRESË DAMARËT