Një ish-ushtar britanik, i cili humbi këmbën gjatë shërbimit në Afganistan ka thënë për BBC, se ndihet “zemërthyer”, për hyrjen e talibanëve në Afganistan.

Johno Lee, tani këshilltar i qarkut në Nottinghamshire, u plagos në një shpërthim në fushën e minuar në tetor 2007.

38-vjeçari tha për BBC, se ndihej sikur sakrificat që ai dhe veteranët e tjerë bënë kishin shkuar dëm gjatë javëve të fundit.

Rrëfim tronditës: Talibanët trokitën tre herë në derë, të katërtën vranë nënën time
Të dielën, talibanët shpallën fitoren, pasi rimorën kryeqytetin afgan të Kabulit gati 20 vjet më vonë, pasi u rrëzuan nga pushteti nga koalicioni ushtarak i udhëhequr nga SHBA.

Ish-ushtari tha se të shihte frikën dhe dëshpërimin tek njerëzit që jetonin atje e kishte zemëruar dhe mërzitur.

“Është dëshpëruese kur shikon se sakrifica jonë në Afganistan , tashmë ka shkuar dëm,” tha ai.

“Të shohësh zonat ku ne kemi derdhur gjak, djersë, lot dhe gjymtyrë për ta mbajtur atë nga luftimet e talibanëve, për t’u dhënë njerëzve një jetë më të mirë, të bjerë brenda disa orësh është absolutisht zemërthyese. Nuk mund ta kuptoj sesi vendi u lejua të binte në më pak se dy javë.”

Artikulli paraprakEUROSTAT: POPULLSIA E RRITUR E SHQIPËRISË MË E “PADITURA” NË EUROPË PËR TEKNOLOGJINË
Artikulli tjetërBRITANIA E MADHE DO TË MIRËPRESË 20,000 AFGANË