Policia italiane e rajonit të Ligurias ka shaktërruar (të shtunën më datë 23 qershor) një bandë trafikantësh shqiptaro-italiane që vepronte në provincën e Imperias e vetëm 20 km larg kufirit francez dhe gjatë orëve të fundit ka vënë në sekuestrim bazat e përdorura nga kjo bandë për trafikun e drogës.

Në pranga janë vënë 4 persona, 3 shqiptarë mes të cilëve një grua dhe një shtetas italian.

Akuza ndaj tyre është trafik lëndësh narkotike dhe armëmbajtje ilegale.
Nën sekuestrim janë vënë 2 restorante dhe 1 bar të administrura nga shqiptarët; restoranti ““56” e lokali “Tre stelle” në komunën e Bordeghera dhe restoranti “Giro Pizza” në qytezën e Vallecrosia.

Gjatë operacionit janë sekuestruar 120 gramë kokaninë dhe 100 gramë marijuanë si dhe 3 armë gjahu ilegale dhe mjaft municione ushtarake.

Hetimet e policisë italiane të nisura pak kohë më parë kanë vërtetuar se lokali dhe dy restorantet e administruara nga shqiptarët ishin shndërruar në një supermerkat droge për narkotrafikantët përdoruesit e zonës por dhe për klientët francez që kapërcenin cdo ditë kufirin për t’u furnizuar me drogë.

Cdo gramë kokainë shitej me vlerën e 60-80 euro duke i sjellë kësaj bande përfitme të mëdha.

Hetimet e këtij operacioni janë ende në zhvillim e sipër dhe autoritetet italiane po hetojnë në zbardhjen jo vetëm të trafikut të drogës por dhe në atë trafikut të armëve.

 

Artikulli paraprakPËRMBYTJA,DREJTORESHA: BIBLIOTEKA KOMBËTARE JASHTË CDO STANDARDI
Artikulli tjetërMEGAOPERACION NË PARMA, ARRESTOHEN SHQIPTARË, AFRIKANË DHE ITALIANË