Inspektoriati i Mjedisit ka bërë disa kontrolle në plazhin e Velipojës sa i përket ndotjes akustike.

Shefi i Inspektoriatit te Mjedisit  Erdet Behari shprehet se nga 5 kontrolle në lokalet e muzikës nuk është konstatuar ndonjë problem për shkak se kanë respektuar oraret e përcaktuara. Në total ISHMPU ka 4 grupe në terren.

Inspektime janë bërë edhe në subjektet pranë lumit Buna, Drin dhe përgjatë liqenit të Shkodrës. Të gjithë këto subjekte duhet të lidhin një kontratë me një firmë të liçensuar për evadimin e mbetjeve në mënyrë që të mos hedhen në lumenjtë apo liqen.

Për qytetin e Shkodrës, shefi i Inspektoriatit te Mjedisit  Erdet Behari shprehet se kontinierët për hedhjen e mbeturinave janë të pamjaftueshëm.

Inspektoriati i Mjedisit për dy muaj me radhë ishte në një kaos për shkak se mungonte kryeinspektori. Tashmë është komanduar Saimir Bushi duke bërë që gjendje aty ti rikthehet normalitetit.

Artikulli paraprakSHKODËR , QYTETARËT ANKESA PËR INSTITUCIONET
Artikulli tjetërELSEDITA SELAJ PËRGATITJE PËR NË BOTËRORIN E BOKSIT