Një i moshuar është gjendur i pajetë këtë të diel në një kanal kullues në fshatin Tresh të Lezhës. Nga veprimet e kryera rezulton se, 80-vjeçari J.H. ka humbur jetën nga shkaqe natyrale, njoftoi zyrtarisht Policia.

I moshuari, i cili vuante nga probleme të kujtesës, sipas deklarimeve të familjarëve në Polici, ishte larguar nga banesa më 16 Shkurt. Materialet për rastin u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për vlerësim, njofton Policia.

Artikulli paraprakSTAR SPORT – 19.02.2018
Artikulli tjetërBANORI I PALLATIT TË DËMTUAR NË GJIROKASTËR KËRCËNON ME ÇIFTE ZYRTARIN E EMERGJENCAVE