ISIS merr përgjegjësinë për sulmin në Las Vegas

ISIS ka marrë përgjegjësin për sulmin në Las Vegas, ku 50 persona mbetën të vrarë ndërsa më shumë se 400 u plagosën. Në një deklaratë të tyre ISIS ka thënë se sulmuesi muaj më parë ishte konvertuar në mysliman. Kujtojmë se sulmuesi është 64-vjeçari Stephen Craig Paddock, i cili hapi zjarr në festivalin që po zhvillohej në Las Vegas. “Sulmi në Las Vegas u krye nga një ushtar i Shtetit islamik dhe ai e kreu atë në përgjigje të thirrjeve ndaj shteteve të synuara që ka koalicioni”, deklaroi agjencia e lajmeve Amaq në lidhje me koalicionin e udhëhequr nga SHBA në Lindjen e Mesme.

Artikulli paraprakTRUMP REAGON PËR SULMIN E ARMATOSUR NË LAS VEGAS
Artikulli tjetërSHKODER:72 VJEÇARI GJENDET I VDEKUR NE BANESE