Italia vazhdon të jetë nën furinë e motit të keq me shira të dendur e erë të fortë.
Stuhia natyrore ka gjunjëzuar Italinë duke shkaktuar viktima, shumë të plagosur e dëme të mëdha materiale.

10 persona kanë mbetur viktimë nga rrëzimi i pemëve apo nga goditja e objekteve të forta në fluturim, e 1 person rezulton ende i humbur.Mes viktimave dhe një zjarrëfikës, i cili është goditur nga rrëzimi i një peme ndërsa po punonte për t’i ardhur në ndihmë banorëve.

Drejtoria e Mbrojtes Civile informon se ka kryer mbi 5 mijë operacione ndihme të qytetarëve në vështirësi. Në 5 rajonet italiane shkollat janë mbyllur dhe gjatë ditës së sotme.

Në rajonin e Ligurias është regjistruar shpejtësia rekord e erës në 190 km/h e në rajonin e Alto Adige, ku reshjet e shiut kanë arritur deri në 40mm për metër kub.Mbi 110 mijë banorë kanë mbetur pa energji eletrike në provincën e Bellunos e mbi 40 mijë të tjerë në rajonin e Toskanës.

Moti i keq ka shkaktuar vonesa në linjat hekurudhore, në lëvizjen e trageteve në porte e në shtyrjen e disa udhëtimeve ajrore në aeroporte. Aeroporti i Xhenovas është mbyllur për shkak të përmbytjes së pistës së fluturimeve.

Një urë është shembur në provincën e Udines Është mbyllur gjithashtu dhe kufiri tokësor mes Italisë dhe Zvicrës për shkak të shëmbjes së rrugës në pikën kufitare Sempione.

Në Venecia uji ka arritur nivelin rekord 160 cm e mbi 70 % e rrugëve të qytetit vazhdojnë të jenë të përmbytura.Rajonet më të goditura nga moti i keq janë Lazio, Veneto, Liguria, Lombardia, Trentino Alto Adige,

e Friuli Venezia Giulia teksa janë mbyllur shkollat deri në një njoftim të dytë.Drejtoria e Mbrojtjes Civile informon se alrami i motit të keq do të vazhdojë dhe për 24 orët e ardhshme.

Artikulli paraprakBARDHAJ, BANORËT KËRKOJNË TRANSPORT PËR NXËNËSIT
Artikulli tjetër8 ORË KËRKIME, SHPËTOHEN 2 TURISTËT NË THETH