Dy viktima, 39 të plagosur, njëri prej të cilëve në gjëndje të rëndë, e 2600 persona të mbetura pa strehë për shkak të dëmtimeve të pësuara nga tërmeti i shkallës 4.0 ballë që goditi mbrëmjen e shkuar ishullin e Iskias në Itali.

Ky është deri më tani bilanci i bërë publik nga Drejtoria e Mbrojtjes Civile. Në komunën Casamicciola vazhdon prej 14 orësh puna për shpëtimit të njërit prej 3 vëllezërve të mbetur nën gërmadha nga shëmbja e shtëpisë.

Ai është Ciro më i madhi nga tre vëllezërit 11 vjec i cili gjatë gjithë natës ka bashkëpunuar me skuadrat e shpëtimit për të identifikuar vendin ku ndodheshin. Dy vëllezërit e tjerë më i vogli 7 muajsh e Mattias 4 vjec janë nxjerrë të gjallë nga gërmadhat e ndodhen në spitalin Rizzoli të Iskias.Mes të shpëtuarve ishte edhe një grua shtatzënë.

Artikulli paraprakAKSIDENT NË SHKODËR, VDES 17-VJEÇARJA
Artikulli tjetërSERBIA I SHPALL “LUFTË DIPLOMATIKE” MAQEDONISË, SHKAK KOSOVA