Sokol Binaj, një nga gjyqtarët e dosjes së Izet Haxhisë të cilit iu dogj makina e bashkëshortes dy ditë më parë ka dalë ditën e sotme para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Gjatë seancës së zhvilluar ditën e sotme ILDKPI kishte sjellë një një raport ku thuhet se deklarimet e Binaj janë të sakta. Binaj figuroi i përshtatshëm për të vazhuar detyrën.

Vendimi për Sokol Binajn do të jepet më 31 maj, ndërsa edhe hetimi KPK-së nuk kishte gjetur asnjë shkelje ndaj tij.

Pas daljes nga seanca dëgjimore e ditës së sotme Binaj u pyet nga gazetarët lidhur me ngjarjen e dy ditëvë më parë ku dogj gjatë mesnatës makina e bashkëshortes së tij. Ai refuzoi të fliste lidhur me këtë çështje.

Sokol Binaj është gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit, ndërkohë që e tij, L.B. punon në Prokurorinë e Përgjithshme si koordinatore për mediet. Ajo ka dhe një pozicion pranë Prokurorisë së krimeve të rënda.

Binaj është një emër i njohur në fushën e drejtësisë dhe ka qenë i përfshirë në gjykimin e disa çështjeve të bujshme.

Binaj qenë i përcaktuar me short për dojsen Shullazi, por nuk e mori asnjëherë përsipër. Ai ka qenë pjesë e trupi gjykues i cili dha vendimin për masën e sigurisë ndaj ish-ministrit Tahiri.

Aktualisht Binaj është përzgjedhur nga Këshilli i Lartë Gjyqësor si pjesë e trupit gjykues për dojen Izet Haxhia.

Artikulli paraprakKISHTE FSHEHUR DROGËN NË KËPUCË, PRANGA SHPËRNDARËSIT
Artikulli tjetërGRABITËSIT SHQYEJNË DERËN E SUPERMARKETIT PAS MESNATE, MARRIN XHIRON DITORE PËR DY MINUTA