Një 37-vjeçar me iniciale L.Ç, nga qyteti i Fierit është vënë në prangat e policisë pasi akuzohet për veprën penale të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.

Dyshohet se 37-vjeçari shpërndante doza me droga të forta në qytetin e Fierit.

Gjatë kontrollit të policisë në banesën e tij u gjetën rreth 15 doza kokainë të fshehura në këpucë.

Policia njofton se materialet hetimore lidhur me këtë çështje do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier.

Artikulli paraprakFLUKSI I KLANDESTINËVE,OFICERËT EUROPIANË DO TË BLINDOJNË KUFIRIN SHQIPTAR, LLESHAJ: S’KEMI KAPACITETE
Artikulli tjetërIU DOGJ MAKINA E BASHKËSHORTES DY DITË MË PARË, DEL PARA VETTINGUT GJYQTARI SOKOL BINAJ