Mbi 70 punonjës të biznesit fason, të angazhuar në fabrikën e prodhimit të këpucëve “F.G. Shoes” në Shkodër kanë protestuar të mërkurën kundër ndalimit të shumës prej 10% që u është bërë në pagën e tyre.

Ata tregojnë se justifikimi i vetëm që kanë marrë nga drejtuesist e kompanisë është se ndalesa ka ardhur pasi një sasi prodhimi rezultoi me defekt. Punëtorët denoncuan edhe format e shumta të diskriminmit që u është bërë gjatë punës në fabrikë. Rreth 100 punonjës janë pushuar nga puna muajt e fundit, të cilët sipas tyre janë zëvendësuar me minorenë në shkelje flagrante me kodin e punës.

Ndërkohë drejtuesit e kompanisë refuzuan kategorikisht që të komentojnë akuzat e punojësve të tyre. Një pjesë e madhe e punëtorëve të biznesit fason punojnë me orare të zgjatura dhe në kushte aspak të përshtatshme pune. Rritja e numrit të biznesëve që ushtojnë aktivitetin e tyre në fushën e fasonerisë është parë si inkurajim për rritjen ekonomike dhe shtimin e numrit të të punësuarve. Por nga ana tjetër këta të fundit janë ankuar për pagat e ulëta dhe kushtet e papërshtatshme në të cilat punojnë.

Artikulli paraprakPANUCCI MBËRRIN NË TIRANË, GATI ZYRTARIZIMI SI TRAJNER I KOMBËTARES
Artikulli tjetërMBYTJET NË PLAZHE, VASILI: AGJENCIA E BREGDETIT DHE RAMA JANË ZERO