Ish-kreu i LSI, Petrit Vasili i është përgjigjur thirrjes së kryeministrit për ti vendosur notë institucioneve në shërbimin e tyre. Duke iu referuar rasteve të fundit të mbytjeve në plazhe, Vasili thotë se Agjencia e Bregdetit e cila është përgjegjëse ka notën zero.

Reagimi i Petrit Vasilit në FB

Tragjike mbytjet e qytetarëve në plazhet e Shqipërisë. Vetëm kryeministrit, këtij që vë nota, nuk i dhemb për qytetarë që humbin jetën në këto plazhe. Kjo Agjencia e Bregdetit që ka pargjegjësi dhe detyrë ruajtjen e bregdetit dhe qytetarëve që frekuentojnë plazhet, notën e ka zero pas tragjedive që s’ kanë të mbaruar dhe pas plazheve të ndotura. Këtë notë ia vënë përditë mijëra qytetarë. Po këta që marrin zero nuk largohen, njësoj si kryeministri në Trieste edhe ky i agjencisë së bregdetit. Ndaj gajasuni, por edhe indinjohuni me notat që vë kryeministri zero, që adhuron zeron dhe zeroxhinjtë.

Artikulli paraprakIU MBAHEN LEK NGA PAGA, PUNËTORËT NË PROTESTË
Artikulli tjetërSITUATA E ZJARREVE, 12 VATRA AKTIVE NË 5 QARQE TË VENDIT