Në këtë artikull do t’ju sjellim disa informacione që lidhen me kostron e prodhimit të iPhone X dhe iPhone 8. Apple ka hedhur në treg këto 2 produkte të cilat janë versionet e fundit të iPhone dhe siç e dimë, versioni X vjen në treg me një kosto më të lartë. Portali TechInsight ka publikuar koston e prodhimit për këto dy produkte dhe për të qetësuar zërat të cilët thonë se kosto e prodhimit nuk është ndryshe nga versionet e mëparshme të iPhone por është vetë kompania që kërkon të fitojë më shumë.

Sipas TechInsight kosto e prodhimit të një iPhone X është 375$ dhe flitet këtu për versionin bazë, ndërsa iPhone 8 kushton 247.51$ ndërsa iPhone 8 Plus 288.08$. Ekrani 5.8-inch me teknologjinë Super Retina kushton 65.50$ kundrejtë 36$ të versionit LCD që gjëndet tek iPhone 8 4.7-inch. Tjetër element i cili ndryshon koston është dhe kasa metalike e cila kushton rreth 36$ në krahasim me kasën prej alumini të iPhone 8, e cila kushton 21.50$.

Nëse do të bëjmë një llogari të thjeshtë, nëse çmimi final i iPhone X është 999$ dhe kosto e prodhimit është 375$, mund të themi se Apple ka një margin fitimi me rreth 64%, ndërsa për iPhone 8 dhe 8 Plus fitimi arrin në 43%, ku kjo përqindje llogaritet nga diferenca e çmimit final me atë të prodhimit. Në fakt ekspertët mendojnë se nuk është ashtu pasi në llogaritjen finale të kostos së prodhimit nuk janë marrë parasysh kostot e amballazhimit, transportit, garancia, kërkimet e inxhinierëve etj. Edhe vetë Tim Cook është shprehur në një intervistë të fundit, duke shpjeguar se Apple nuk po tenton të fitojë më shumë por po i jep çmimin e duhur, produktit që po shet. /iPhoneAlbania

Artikulli paraprakGREQI, SHKON NË 15 NUMRI I TË VDEKURVE, TSIPRAS: ZI KOMBËTARE
Artikulli tjetërSHKODËR, RAMA: QEVERIA, AKSION PËR SIGURINË E KONSUMATORIT