Sipas MeteoAlb: Mbetemi në ndikimin e motit të vranët në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa në zonat e ulta do ketë reshje shiu por në zonat malore reshjet do jenë në formën e dëborës. Parashikohet që pasditja të sjellë përmirësim të kushteve atmosferike duke ri-kthyer kthjellimet.

Temperaturat e ajrit ulen në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -4 °C në zonat malore deri në 15°C në Jugperëndim.

Era do fryjë e fortë me shpejtësi deri 60 km/h nga drejtimi Verilindor -Veriperëndimor duke krijuar brigjet detare dallgëzim 5 ballë.

Rajoni dhe Europa

Europa Lindore paraqitet me vranësira dhe reshje të dendura dëbore, po ashtu Brigjet e Egjeut mbeten në ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike, ku reshjet e shiut do jenë mbizotëruese. NDERSA kthjellimet dominojnë Veriun dhe Qendrën e kontinetit.

Artikulli paraprakRAMA: NESËR MOS DILNI ME FËMIJË E PLEQ, POR FILLIKAT! ME DURIM NË RADHË OSE JU GODASIM PA TOLERANCË
Artikulli tjetërRAMA: KEMI HYRË NË JAVËN E VËSHTIRË DHE PO HUMBASIM NJERËZ